1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angli: Rritet numri i rasteve të meningjitit

dpa afp, Reuters, kna
22 Mars 2026

Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti në juglindje të Anglisë. Numri i rasteve të qelbëzimit të cipës së trurit po rritet. Deri tani kanë humbur jetën dy të rinj.

https://p.dw.com/p/5ApM4
Stafi dhe studentët e Universitetit Kent në Canterbury, disa prej të cilëve mbajnë maska mbrojtëse, në radhë për të marrë antibiotikë dhe për t'u vaksinuar prej meningjitis .
Në pritje të antibiotikëve dhe vaksinës kundër meningjitisFotografi: Carl Court/Getty Images

Autoritetet britanike po përballen me një shpërthim të sëmundjes së meningjitit në jug të Anglisë. Agjencia britanike për Shëndetin UKHSA njoftoi se është shtuar numri i infeksioneve me meningokokë të nën-grupit B. Deri tani janë konfirmuar 13 raste. Numri i përgjithshëm i infeksioneve me meningokokë të regjistruara është 18, ndërsa ekzistojnë edhe 11 raste të dyshuarD

Ditët e fundit në rajonin e prekur kanë humbur jetën nga meningjiti dy të rinj, një nxënëse 18-vjeçare dhe një student i "University of Kentit".

Një roje sigurie në kampus shpërndan maska mbrojtëse për stafin dhe studentët që janë në radhë për të marrë antibiotikë në Universitetin e Kentit
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në rast dyshimi klinik për infeksion me meningokok, duhet të fillohet menjëherë trajtimi me antibiotikëFotografi: Carl Court/Getty Images

Një shpërthim shumë i pazakontë

Meningokoku B është një bakterie që mund të shkaktojë inflamacion të rëndë të cipave të trurit (meningjit) dhe helmim të gjakut. Sëmundja mund të përparojë shumë shpejt. "Ky është një shpërthim shumë i pazakontë”, tha Robin May, drejtor shkencor i Agjencisë Britanike, për BBC.

Sipas udhëzimeve për meningjitin tëOrganizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), në rast dyshimi klinik për infeksion me meningokok, duhet të fillohet menjëherë trajtimi me antibiotikë.

Bakteriet pneumokoke
Bakteret përhapen përmes spërkave gjatë kollitjeve, teshtitjeve apo puthjeve.Fotografi: Cavallini James/BSIP/picture alliance

Bakteret përhapen përmes spërkave gjatë kollitjeve, teshtitjeve apo puthjeve. Shenjat e para të infeksionit shpesh janë të ngjashme me gripin: ethe, dhimbje koke, të përziera, të dridhura dhe lodhje. Në raste të rënda infeksioni mund të çojë në shok septik, dështim të organeve dhe dëmtime të trurit.

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh