1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
ShoqëriaAustri

Austri: Ndalimi i shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç?

11 Dhjetor 2025

Këshilli Kombëtar i Austrisë voton për ndalimin e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në shkolla. Duket se ligji do të miratohet. Por a do të zbatohet?

https://p.dw.com/p/557P1
Pamje simbolike, një vajzë me shami në konkë
Shamia në shkollaFotografi: Julian Stratenschulte/dpa/picture alliance

Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro - ÖVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPÖ nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

Ndalimi i shamisë u miratua (11.12.2025) në votimin e plotë parlamentar.

Dështimi në vitin 2020

Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitëe kokës. Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) votoi për ndalimin, por kjo përpjekje dështoi në Gjykatën Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhelirisë fetare.

Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin. Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë argumenta të mjaftueshme për legjislacionin e saj. Kjo është ndryshe tani, sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili deklaroi se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të kalojë.

Një vajzë me shami në kokë në një klasë me fëmijë të tjerë
A duhet të ndalohet shamia në shkolla?Fotografi: Axel Heimken/dpa/picture alliance

Problemet me ndalimin

Fatma Akay-Türker është kryetarja e Shoqatës së Grave Muslimanenë Austri. Ajo vetë e ka hequr shaminë dhe është kundër detyrimit të vajzave dhe grave ta mbajnë atë. Por ajo beson se një ndalim do të ishte i vështirë për vetë vajzat.

Familjet kanë një rol shumë të madh në vendime, ndaj më së shumti do të prekeshin vajzat e reja. Ato do të gjendeshin mes dy zjarreve - midis politikës dhe komunitetit.

Shkollat ​​synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë në lidhje me prindërit. Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim. Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t'i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë.