1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biri i Khameneit mund të bëhet pasardhës i të atit

4 Mars 2026

Pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit, Irani aktualisht qeveriset nga tre persona, në konfliktin me Izraelin dhe SHBA: Presidenti, kreu i drejtësisë dhe një klerik. Por tani po qartësohet një pasardhës.

https://p.dw.com/p/59ncK
Mukhtaba Khamenei shihet mes një turme jashtë (arkiv)
Mukhtaba Khamenei (arkiv)Fotografi: Morteza Nikoubazl/NurPhoto/IMAGO

Pas vdekjes së liderit suprem, Irani duket seështë në prag të emërimit të një pasardhësi. Një emër qarkullon aktualisht mbi të gjithë të tjerët: Mukhtaba Khamenei, djali i Ajatollah Ali Khameneit. 

Për këtë kishte pasur spekulime edhe më parë, të cilat tani po përforcohen: Mukhtaba Khamenei, biri i Ajatollah Ali Khameneit të vrarë, mund të pasojë të atin. Një komitet prej 88 klerikësh është ngarkuar me përcaktimin e pasardhësit; anëtarët e tij janë, pothuajse pa përjashtim, konservatorë të rreptë, që ishin miratuar më parë nga i ndjeri Khamenei.

Sipas burimeve zyrtare iraniane, 88 klerikët janë takuar tashmë virtualisht. Selia e komitetit u shënjestrua nga sulmet ajrore izraelite dhe amerikane.

Njoftimi ka të ngjarë të bëhet pas funeralit të Khameneit

Disa raporte mediatike, duke cituar burime brenda diskutimeve, pretendojnë se një shumicë e qartë mbështet Mukhtaba Khamenein. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të bëhet zyrtare deri pas funeralit të të atit, i cili fillon sot dhe do të zgjasë tre ditë.

Regjimi iranian ka theksuar në disa deklarata për publikun qëllimin e tij për të zgjidhur shpejt trashëgiminë dhe se, pavarësisht luftës, gjithçka po ecën sipas Kushtetutës. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Izraelite, Israel Katz, kërcënoi të sulmojë edhe pasardhësin e Ajatollahut, nëse ai ndjek të njëjtën politikë.

(S.Felser/ARD-Stamboll)