Debati mbi eutanazinë - "E palejueshme" gjykon Strasburgu
19 Korrik 2012
Në Gjermani mbetet në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të medikamenteve vdekjeprurëse për të asistuar vdekjen e dëshiruar nga pacienti. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e rëzoi ankimimin e parashtruar nga një shtetas gjerman, duke e cilësuar atë „të palejushëm“. Gjyqtarët gjykuan, se personi që kish paraqitur akimim „nuk ishte i autorizuar nga bashkëshortja e tij për ngritjen e padisë“. Megjithatë ai arriti një suskses të pjesshëm „për të drejtën proceduarle“. Sipas mendimit të gjyqtarëve në Strasburg, në Gjermani janë shkelur të drejtat e tij procedurale bazuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sepse autoritetet gjermane duhej ta kishin shqyrtuar ankesën e tij lidhur me çështjen. Personi nga Buranshvajgu u dëmshpërblye me para për këtë vështirësi si dhe u çlirua nga barra e kostove të procesit. Ai pati ngritur padi, që autoritetet patën refuzuar kërkesën e gruas së tij të paralizuar, duke mos i lejuar asaj të marrë dozën vdekjeprurëse të medikamenteve. Kësisoj ai gjykoi se ishte shkelur e drejta e bashkëshortes së tij për një vdekje dinjitoze.
Një rrëzim i thjeshtë i ndryshoi njëherë e përgjithmonë jetën Betina Koch. Aksidenti para pragut të saj të shtëpisë, e la atë komplet të paralizuar, nën kujdesin e një infermiereje dhe të një ventilatori. Ishte një lloj jete të cilën Koch nuk donte ta jetonte. Prandaj, ajo vendosi të vetëvritej, në shtëpi, dhe ajo kërkoi një autorizim nga Instituti Federal për Drogat dhe Pajisjet Mjekësore për një dozë vdekjeprurëse. Por instituti e refuzoi kërkesën e saj.
Të enjten (19.07.2012) Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg (ECHR) shqiptoi vendimin pasi shqyrtoi, nëse instituti e ka shkelur ose jo të drejtën e Koch për respektimin e jetës së saj private duke i refuzuar kërkesën, një e drejtë e parashikuar në Artikullin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Është kjo pika të cilën bashkëshorti i Koch, Ulrich, përdori kur depozitoi ankimimin e tij në Gjykatën e Strasburgut në dhjetor të vitit 2008. Kjo ndodhi pas më shumë se tre vitesh, kur Koch kishte arritur të vetëvritej – në Zvicër, e ndihmuar nga një shoqatë e quajtur Dignitas.
Çfarë është e lejuar, dhe çfarë jo?
Në Gjermani, forma të dhënies së ndihmës në vetëvrasje që nuk futen në kategorinë e vetëvrasjes aktive janë të ligjshme.
Nëse mjekët ndërpresin masat e marra për zgjatjen e jetës, për shembull, sipas dëshirave të shkruara nga një pacient – kjo njihet si ndihmesë pasive në vetëvrasje, dhe nuk konsiderohet një vepër penale.
Nëse një pacient, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore merr ilaçe të ligjshme të siguruara nga një person tjetër, kjo gjithashtu është e ligjshme. Sidoqoftë, një mjek mund të rrezikojë ndjekje penale për dhunim të Aktit Farmaceutik Gjerman.
Forma e tretë e ndihmës në vetëvrasje, ndihma indirekte, është gjithashtu e ligjshme. Kjo përfshin rastin kur një mjek i jep ilaçe vdekjeprurëse një pacienti, që është në gjendje të rëndë për jetën, me qëllimin për t´i lehtësuar atij dhimbjet. Sepse këto lloj ilaçesh të ngadalësojnë frymëmarrjen, çka çon në bllokim frymëmarrjeje dhe deri në vdekje.
E njëjta situatë ligjore aplikohet edhe në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, përveç Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Në vitin 2002, Holanda ishte i pari vend që lejonte mjekët për të ndihmuar në vetëvrasje, me disa kushte të përcaktuara. Një studim i fundit nga spitali universitar në Roterdam dhe Amsterdam zbuloi se ky ligjërim nuk ka çuar në rritje të numrit të rasteve të eutanazisë.
Pyetjet mbeten
Onkologu Klaus Becker mendon se format ligjore të ndihmës së vetëvrasjes mjaftojnë. "Si mjek është detyra ime që t'i ndihmoj pacientët e mi", thotë ai. "Nuk është detyra ime që t´i jap fund jetës së një pacienti, edhe nëse e di që i kanë mbetur 10 ditë ose dy javë jetë". Megjithatë, në 20 vitet e tij të punës, Becker ka pasur eksperienca në të cilat ka dëshiruar vdekje më të shpejtë për pacientin e tij. "Unë mundem, sigurisht, që t´i jap ilaçe vdekjeprurëse një pacienti që po vuan. Me zotërimin e këtyre barnave, unë pranoj se pacienti do të vdesë dy ose tri ditë më parë se ç´mund të vdiste pa ilaçet".
Juristi nga Hamburgu Oliver Tolmein thotw, se ndërsa ligjet e ndihmës për vetëvrasje janë vërtetë shumë të qarta, një nga pengesat është i ashtuquajturi dekreti i pacientit, me të cilin një pacient vendos udhëzimet mjekësore duke shprehur dëshirat e tij rreth mënyrës se si duhet të kujdesesh për të – ose duke mos dhënë një kusht të caktuar mjekësor. "Dekreti i pacientit", shpjegon Tolmein, "do të thotë të zëvëndësosh një deklaratë të dëshirës, nëse në një kusht të caktuar mjekësor pacienti e ka të pamundur të shprehë dëshirat e tij".
Edhe pse jo shumë shpesh, thotë Tolmein, dekretet e pacientëve nuk janë mjaftueshëm të qartë, sepse pacienti nuk është në gjendje të parashikojë kushtin e duhur, i cili do t´i përshtatej. "Dekreti mund të jetë në një formë të tillë, `Nëse nuk jam në gjendje të komunikoj, dhe ky fakt është vërtetuar nga dy mjekë, nuk dëshiroj masa artificiale që duhet të ndërmerren për të më zgjatur jetën", thotë Tolmein.
"Çfarë do të thotë saktësisht ´i pamundur për të komunikuar´? Nëse pacienti mund të lëvizë qepallat, do të thotë kjo se ai mund të komunikojë?, pyet ai. "Gjithashtu, termi `masa artificiale të zgjatjes së jetës´nuk është i përcaktuar qartë. Ai thotë që në momentin e hartimit të një dekreti të tillë, duhet të jeni sa më i qartë që të jetë e mundur. Por Tomlein shikon gjithashtu hapësira për përmirësime në fusha të tjera. Ai mendon se të drejtat e pacientit që të zgjedhë për të lëvizur nga një qendër e madhe shëndetësore në një më të vogël, duhet të forcohen. Aktualisht, sigurimet shëndetësore refuzojnë për të mbuluar shpenzimet e një transferimi të tillë. Dhe në termat e kujdesit mjekësor, ai mendon se mjekët kanë nevojë për një trajnim më të mirë për të mësuar se si t´i trajtojnë pacientët e tyre të sëmurë.