Po e përdor Kina kompaninë e ujit VOSS në Norvegji për spiunazh?
VOSS! Uji që pijnë yjet e filmave dhe ofrojnë hotelet luksoze. Por mbi markën norvegjeze të ujit janë hedhur dyshime. Ekspertët e sigurisë në Norvegji paralajmërojnë, se pronarët kinezë mund ta përdorin kompaninë si kalë troje për të fituar qasje në infrastrukturën portuale dhe hekurudhore si dhe për të fituar ndikim në Norvegji. Nga perspektiva e biznesit nuk do të kishte kuptim të blihej një markë e tillë, sepse Voss nuk sjell fitime. Po si reagon qeveria norvegjeze?
Mund të ndihmojë Inteligjenca artificiale në uljen e vonesave të fluturimeve në aeroporte?
Shumë prej nesh e kanë kaluar kushedi sa herë këtë provë durimi në aeroporte. Vitet e fundit vonesat e fluturimeve janë shtuar në të gjithë Europën. Miliona pasagjerë do ta mirëprisnin një zgjidhje të shpejtë. A mund të ndihmojë këtu inteligjenca artificiale? Aeroporti i Frankfurtit po teston. Aty është vënë në përdorim inteligjenca artificiale për t'i bërë fluturimet më të përpikta. Ajo regjistron automatikisht proceset e fluturimeve, duke mundësuar zbulimin e hershëm të problemeve.
Onkologja e vetma rome në Maqedoninë e Veriut
Romët kudo në botë e njohin diskriminim, gjë që e bën zgjedhjen e një profesioni shumë më të vështirë për ta. Edhe Meri Berat u përball me të njëjtat sfida, por arriti të bëhet mjeke dhe të gjejë rrugën e saj. Sot, ajo është e vetmja onkologe rome në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse nuk e konsideron veten aktiviste, Meri Berat është shumë e përkushtuar dhe shpesh e tejkalon detyrën si mjeke për të ndihmuar njerëzit në komunitetin e saj.
Dizajn për fazën e fundit të jetës
Nga frika, ne shpesh heshtim për të, sikur kështu nuk do të na gjejë dot vdekja. E gjithë jeta jonë është e përqendruar rreth iluzionit të përjetësisë. Por vdekja vjen. Dikur në shumë vende, pacientët para vdekjes mbaheshin në shtëpi për t'iu dhënë lamtumirën e fundit. Sot ata shpesh i kalojnë ditët e fundit në kujdesin paliativ. Stilistja zvicerane Bitten Stetter, mendon, se duhet të mësojmë të pranojmë vdekjen. Për këtë ajo dizajnon objekte dhe veshje për personat që ndodhen në fazën e fundit të jetës në qendrat e kujdesit paliativ.