1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Emigrantët pa të drejtë vote

14 Shtator 2007

Në Greqi zhvillohen zgjedhjet parlamentare ditën e djelë më 16 shtator. Emigrantët nuk kanë të drejtë vote dhe janë harruar nga partitë politike.

https://p.dw.com/p/Bg4Y
Posterat e zgjedhjeve në GreqiFotografi: AP

Emigrantët mund të jenë pa të drejtë vote dhe pothuajse të harruar nga partitë politike greke në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Ata ndërkohë jetojnë me klimën e zgjedhjeve dhe shprehin preferencën e tyre në dilemën për fituesin e tyre që të dielën pritet t`i japin fund rreth 8.800.000 votues. Kjo në një kohë që zgjedhjet të zhvilluara në sfondin e zi të zjarreve shkatërrimtare të Peloponezit, cilësohen si më të komplikuarat dhe më të çuditshmet në historinë moderne të Greqisë, pritet t`i japin fund sistemit tabu dypartiak dhe të kthejnë në forcë parlamentare për herë të parë një parti nacionaliste, atë të Alarmit Ortodoks Popullor.