1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Një parti nacionaliste e djathtë përfiton nga situata

Niko Anagnosti7 Shtator 2007

Zgjedhjet e 16 shtatorit do të afirmojnë për herë të parë si forcë parlamentare partinë nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor

https://p.dw.com/p/Bdf3
Demostratë në Athinë kundër qeverisë që nuk merr masa kundër zjarritFotografi: AP

Rezultati i zgjedhjeve të 16 shtatorit në Greqi, që zhvillohen në sfondin e katastrofës kombëtare të zjarreve, mbetet enigmë. Ndërkohë analistët për një gjë shprehen të sigurt: Zgjedhjet do të afirmojnë për herë të parë si forcë parlamentare partinë nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor. Por çfarë shënon një zhvillim i tillë për jetën politike të Greqisë por edhe për emigracionin? Duke dhënë stigmën e qëndrimeve të partisë së tij, lideri i saj karizmatik Jorgos Karaxhaferis, në debatin televiziv me kreret e tjerë partiakë kërkoi vendosjen e "rregullit" dhe të "një kuote të caktuar" emigrantësh, veçanërisht të atyre me prejardhje nga Shqipëria.