1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney ndërron jetë

4 Nëntor 2025

Konservatori Cheney shërbeu si Zëvendëspresident nën Presidentin Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009. Cheney ishte kritik i ashpër i Donald Trump.

https://p.dw.com/p/533lx
Portret i Dick Cheney
Dick Cheney shuhet në moshën 84 vjeçareFotografi: Kamran Jebreili/AP Photo/dpa/picture alliance

Dick Cheney ishte padyshim një nga zëvendëspresidentët më të fuqishëm dhe më të diskutueshëm të SHBA-së.  Dick Cheney shuhet në moshën 84 vjeçare. CNN raportoi duke cituar një deklaratë nga familja e tij. Cheney vdiq nga ndërlikimet e pneumonisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare, sipas familjes. Ai kishte vuajtur nga probleme me zemrën për dekada të tëra.

Dick Cheney i moshuar duke shikuar nga kamera
Konservatori Cheney shërbeu si Zëvendëspresident nën Presidentin Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009.Fotografi: Jae C. Hong/AP/picture alliance

Konservatori Cheney shërbeu si Zëvendëspresident nën Presidentin Bush nga viti 2001 deri në vitin 2009. Në këtë kohë ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe pushtimi amerikan i Irakut. Cheney mbrojti vazhdimisht idenë e përdorimit të instrumenteve të jashtëzakonshme të përgjimit, ndalimit dhe marrjes në pyetje, mjete që qeveria amerikane i përdori në përgjigje të sulmeve terroriste kundër World Trade Center.

 

 

 

la/ag