Karamanlis:Zgjedhje të parakohshme në Greqi
17 Gusht 2007Reklamë
Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka vendosur zhvillimin e zgjedhjeve paralmentare të parakohshme me datën 17 shtator në Greqi. Qeveria e djathtë në pushtet motivoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me nevojen e "vazhdimit të reformave" që vihen në rrezik nga një fushatë e zgjatur paraelektorale edhe 6 muaj të tjerë deri në skadimin e mandatit të saj. Partia Demokracia e Re e kryeministrit Karamanlis, erdhi në pushtet në vitin 2004 duke premtuar një seri reformash dhe vetëm disa prej të cilave janë përmbushur. Megjithatë, sipas sondazheve të fundit, shumica e grekëve do t'i japin atij edhe një shans të dytë për të qeverisur.