1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga Hormuzi te Ukraina: roli i Gjermanisë

18 Prill 2026

Gjermania lëviz mes Hormuzit dhe Ukrainës: më shumë përgjegjësi, por ende me kushte dhe varësi nga SHBA.

https://p.dw.com/p/5CQpQ

JAVA NË GJERMANI:

Në debatin për një mision ndërkombëtar në ngushticën e Hormuzit, Berlini sinjalizoi gatishmëri për të kontribuar – me aftësi të specializuara si pastrimi i minave dhe zbulimi detar – por vetëm nën kushte: mandat ndërkombëtar, miratim parlamentar dhe, nëse është e mundur, përfshirje të SHBA-së. Gjermania nuk udhëheq këtë nismë, por pozicionohet si një partner me peshë.

Në të njëjtën kohë, në Berlin u zhvilluan konsultimet e para gjermano-ukrainase pas më shumë se 20 vitesh, ku u vendos guri i themelit për një partneritet strategjik mes dy vendeve. Përmes bashkëpunimit në prodhim ushtarak dhe teknologji, Gjermania e trajton gjithnjë e më shumë Ukrainën si partnere – jo vetëm si përfituese ndihme. 

Dy zhvillime, një drejtim: më shumë përgjegjësi për Berlinin në Evropë, por ende nën kushte dhe në koordinim me aleatët. Për më shumë, shih videon!