1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMeksikë

Në Mexico City nisi Kampionati Botëror i Futbollit 2026

12 Qershor 2026

Meksika, një nga tri vendet organizatore të Kampionatit Botëror, fitoi ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen e parë të Botërorit 2026.

https://p.dw.com/p/5FF9h
Ceremonia hapëse para ndeshjes Meksikë kundër Afrikës së Jugut në Mexico City
Shfaqja me muzikë dhe valle latino-amerikane u përqendrua rreth një modeli gjigant të trofeut të Kupës së Botës, të vendosur në qendër të fushës. Fotografi: Carl De Souza/AFP

Ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit 2026, që u zhvillua stadiumin  Estadio Azteca në Mexico City, u pasua nga ndeshja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Shfaqja me muzikë dhe valle latino-amerikane u përqendrua rreth një modeli gjigant të trofeut të Kupës së Botës, të vendosur në qendër të fushës.

Kampionati Boteror 2026 | Pamje nga ceremonia e hapjes
Ceremonia festiveFotografi: Eloisa Sanchez/REUTERS

 

Gjatë 39 ditëve të ardhshme do të luhen 104 ndeshje. Kampionati do të kulmojë me finalen në MetLife Stadium në Nju-Xhersi më 19 korrik.

Ndeshja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e vetmja që u zhvillua ditën e hapjes, përfundoi me fitoren 2:0 të Meksikës ndaj Afrikës së Jugut.

Pamje para ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut
Ndeshja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut përfundoi me fitoren 2:0 të Meksikës ndaj Afrikës së Jugut.Fotografi: Ricardo Mazalan/AP Photo/picture alliance

Meksika është krahas Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë një nga tri vendet organizatore të Kampionatit Botëror.

Policia në kryeqytetin meksikan bllokoi një rrugë
Në kryeqytetin meksikan ishin të pranishme forca të mëdha policoreFotografi: Ginnette Riquelme/AP Photo/picture alliance

Prani e madhe policore

Në kryeqytetin meksikan ishin të pranishme forca të mëdha policore, veçanërisht rreth zonës ku qytetarët mund t'i ndiqnin ndeshjet në ekrane publike në qendër të qytetit. Policia raportoi për përplasje të vogla ndërsa njerëzit përpiqeshin të hynin në këtë hapësirë të mbushur plot në prag të ndeshjes.

Skuadrat dolën në fushë mes brohoritjeve të tifozëve që kishin mbushur stadiumin plot, thuajse një orë para fillimit të planifikuar të ndeshjes.