1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Para samitit të BE Danimarka ndal të gjithë dronët civilë

29 Shtator 2025

Danimarka ndalon këtë javë të gjitha fluturimet e dronëve civilë në të gjithë vendin për shkak të një samiti informal të BE-së të mërkurën.

https://p.dw.com/p/51C9D
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen viziton një bazë ajrore daneze, 07.03.2024
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e ka quajtur shfaqjen e dronëve "sulme hibride"Fotografi: Mikkel Berg Pedersen/Ritzau Scanpix/AFP

Ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë nga e hëna deri të premten", njoftoi të dielën (28.09.)Ministria Daneze e Transportit. Danimarka do të presë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-të mërkurën (01.10.) prandaj vendi ka në fokus të veçantë sigurinë, thuhet nga Ministria Daneze.

Masa erdhi si pasojë e fluturimeve misterioze të dronëve mbi Danimarkë të shfaqura në ditët e fundit. Që nga 22 shtatori, shfaqja e dronëve të paidentifikuar në Danimarkë ka çuar në mbylljen e disa aeroporteve. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka quajtur këto "sulme hibride".  Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se kush është përgjegjës për incidentet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje.

Boris Pistorius duke folur në kongresin hapësinor "NewSpace", 25.09.2025
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Danimarkës për ndihmë në sigurinë e samititFotografi: Annette Riedl/dpa/picture alliance

Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit

Danimarka, si Presidentja aktuale e Këshillit të BE-së, do të organizojë një samit informal të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Kopenhagen të mërkurën (1-2.10), i ndjekur nga një samit i Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ndër temat e pritshme për diskutim do të jetë mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe forcimi i gatishmërisë së përbashkët evropiane për mbrojtje. Kancelari Friedrich Merz (CDU) gjithashtu planifikon të fluturojë për në kryeqytetin danez për të dy takimet.

Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, kanë vendosur t'i përgjigjen një kërkese daneze për mbështetje dhe të kontribuojnë në mbrojtjen nga dronët, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. 

Më tej NATO planifikon të vendosë edhe fregatën "Hamburg" të Marinës Gjermane, së bashku me njësi të tjera nëse është e nevojshme, si pjesë e misionit të saj "Baltic Sentry", i cili përqendrohet në sigurimin e Detit Baltik. Bundeswehr po jep kështu një kontribut të dukshëm në sigurinë e një samiti të rëndësishëm evropian, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. Fregata "Hamburg" mori pjesë në një stërvitje në Detin Baltik javën e kaluar së bashku me luftanijen amerikane "USS Bainbridge" dhe anije luftarake nga Suedia dhe Finlanda.

Çfarë do të thotë kthesa e Trumpit ndaj Ukrainës?

Si të reagohet ndaj shkeljeve të hapësirës së NATO-s?

NATO paralajmëron Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore