1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

dpa afp, Reuters, kna
21 Mars 2026

Qeveria gjermane miratoi një autorizim të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e armëve drejt rajonit të Gjirit Persik dhe Ukrainës.

https://p.dw.com/p/5ApLI
Fotografi ilustruese për transportet gjermane të armëve
Gjermania lehtëson eksportet e armëve në Gjirin PersikFotografi: DW

Qeveria federale gjermane po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe për Ukrainën. Kjo mundësohet pas hyrjes në fuqi të një autorizimi të ri të përgjithshëm, i cili është i vlefshëm për gjashtë muaj. Këtë e bëri të ditur Ministria Federale e Ekonomisë.

Eksportuesit tani mund të përfitojnë nga leje më të shpejta eksporti, pa qenë nevoja të paraqesin më parë një kërkesë për eksport pranë Zyrës Federale për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksporteve (BAFA).

Tank gjerman i tipit Leopard 2A4
Gjermania po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe për UkrainënFotografi: Xinhua/dpa/picture alliance

Pajisjet për mbrojtjen ajrore urgjentisht të nevojshme

Ministrja federale e Ekonomisë, Katherina Reiche, tha se sulmet e Iranit ndaj shteteve të Gjirit Persik i kanë bërë atje urgjentisht të nevojshme pajisjet ushtarake, veçanërisht ato për mbrojtjen ajrore. Në të njëjtën kohë edhe Ukraina vazhdhon të ketë nevojë për mbështetje ushtarake, sidomos në fushën e mbrojtjes ajrore.

Arabia Saudite, Riad 2026 | Ministrja Katherina Reiche takohet me ministrin saudit të industerisë
Katherina Reiche: sulmet e Iranit ndaj shteteve të Gjirit Persik i kanë bërë urgjentisht të nevojshme pajisjet ushtarake, veçanërisht ato për mbrojtjen ajrore. Fotografi: Elisa Schu/dpa/picture alliance

Sipas Ministrisë së Ekonomisë vendet përfituese nga ky autorizim përfshijnë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Bahreinin, Omanin, si dhe Ukrainën. Sipas të dhënave lejohet eksporti i "mallrave për përdorim në mbrojtjen ajrore dhe mbrojtjen detare”. Autorizimi përfshin gjithashtu edhe lejimin e shitjes së pajisjeve për mbrojtjen nga minat detare ose për neutralizimin e tyre.

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh