Trump: Maduro i Venezuelës "arrestuar dhe jashtë vendit"
3 Janar 2026
Presidenti i SHBA-së Donald Trump u shpreh për një "kundërgoditje të suksesshme kundërVenezuelës". Gjatë një sulmi ushtarak të SHBA-së ndaj vendit amerikano-jugor është shfuqizuar kreu i shtetit. Nicolás Maduro është "arrestuar dhe nxjerrë jashtë vendit", vuri në dukje Trump.
Edhe bashkëshortja e tij Cilia Adela Flores de Maduro mbahet në arrest nga SHBA. Se ku ndodhen konkretisht të dy deri tani është e paqartë.
Arrestimi i Maduros, sipas të dhënave nga Uashingtoni, u krye nga ushtarë të njësisë elitë të SHBA-së. Televizioni CBS News njofton, se kanë qenë pjestarët e njësisë speciale të ushtrisë së SHBA-së Delta Force, që kanë vepruar. Për shkak të sulmit të SHBA-së, Ministria e Mbrojtjes në Venezuelë deklaroi se do të reagojë ushtarakisht.
Do të ketë një "mobilizim masiv- me të gjitha mjetet balistike në tokë, ajër, det dhe lumenj", tha ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino në një fjalim, që u publikua në rrjetet online. "Trupat e invazorëve", tha Padrino, kanë "përdhosur tokën tonë". Ushtria e SHBA-së madje ka sulmuar zona banimi. Ndërkohë po mblidhen informacione për "të plagosur dhe të vdekur".
Shpërthime në Karakas
Më parë në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, sipas njoftimeve në media, kanë ndodhur një sërë shpërthimesh – shumë prej tyre në një zonë përreth bazës mbrojtëse të aviacionit. Mbi aeroportin La Carlota u ngjitën re tymi, sikurse shihet nga fotografitë e agjencisë së lajmeve AP. Njoftohet në të njëjtin kontekst edhe për avionë që kanë fluturuar ulët.
Shpërthimet në Karakas kanë nisur qysh në orën 02:00 sipas orës lokale, sikurse njoftojnë gazetarë të angjencisë AP dhe të banorë të qytetit. Banorët e Fuerte Tiuna, bazës më të madhe ushtarake në Karakas, thonë, se kanë dëgjuar të shtëna. Edhe në qytetin e afërt bregdetar La Guaira, që ndahet nga një zonë malore prej Karakas, kanë ndodhur shpërthime rreth orës 02:00 sipas orës lokale.
Maduro shpalli gjendjen e jashtëzakonshme
Kreu i shtetit të Venezuelës Nicolás Maduro ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ka udhëzuar mobilizimin e popullsisë, thuhet në një njoftim të qeverisë të bërë publik të shtunën (02.01.2026).
Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për agresion ushtarak kundër objektivave civile dhe ushtarake. Kjo përbën shkelje të Kartës së OKB-së, thuhet në një komunikatë qeveritare nga Karakas. Presidenti i SHBA-së Donald Trump së fundi pati kërcënuar, se ditët e Maduros "janë të numëruara".
AR/haz (afp, dpa, rtr, ap)