1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Trump zgjat armëpushimin me Iranin

dpa afp, Reuters, kna
22 Prill 2026

Pak para përfundimit të armëpushimit, presidenti amerikan Trump i dha Iranit më shumë kohë për një zgjidhje përmes negociatave dhe e zgjati në mënyrë të papritur armëpushimin.

https://p.dw.com/p/5CcVN
USA Joint Base Andrews 2026 | Donald Trump spricht mit Reportern an Bord der Air Force One
Fotografi: Alex Brandon/AP Photo/dpa/picture alliance

Donald Trumpi bëri të ditur në platformën e tij Truth Social, se me kërkesë tëPakistanit ai nuk do të japë urdhër për sulme derisa udhëheqja iraniane të paraqesë një propozim dhe bisedimet të përfundojnë.

Pa kërcënime dhe pa fyerje

Në postimin e tij Trumpi përdori një ton dukshëm më të butë: pa kërcënime të reja, pa fyerje. Ndërkohë që vetëm një ditë më parë kishte paralajmëruar se ushtria ishte gati për veprim nëse nuk do të arrihej një marrëveshje. "Nuk kemi shumë kohë,” tha Trump për kanalin CNBC. "Unë supozoj se do të bombardojmë, pasi kjo është një pikënisje më e favorshme.” Sipas tij, ushtria mezi pret të ndërhyjë.

Ngushtica e Homuzit, hartë dhe një lupë
Ngushtica e HomuzitFotografi: CFOTO/picture alliance

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit vazhdon

Megjithatë në një nga pengesat kryesore për bisedimet nga këndvështrimi iranian, Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të vazhdojë bllokimine ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë botërore, për anijet që vijnë nga portet iraniane ose që janë në drejtim të tyre.

Pakistani falënderon Trumpin

Kryeministri i Pakistanit, Sharif, e falënderoi Trumpin për zgjatjen e armëpushimit dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë bisedimet. "Shpresoj sinqerisht që të dyja palët ta respektojnë armëpushimin dhe, gjatë raundit të dytë të bisedimeve të planifikuara në Islamabad, të arrijnë një marrëveshje të plotë paqeje për një përfundim të qëndrueshëm të konfliktit,” deklaroi ai në platformën online X.

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh