Zjarret në Greqi humbasin intensitetin
29 Gusht 2007Reklamë
Ka rënë intensiteti i djegies së pyjeve në Greqi. Sipas njoftimeve të autoriteteve zjarre ka ndërkohë në 25 rajone të gadishullit të Peloponezit dhe në ishullin Eubea. Të martën zjarre kishte ende në 36 rajone. Edhe zjarrfikësit u shprehën optimistë, se këtë të mërkurë do të vihen nën kontroll të gjitha zjarret. Në zjarret që shkaterrojnë vendin prej 6 ditësh kanë humbur jetën 64 vetë. Së paku 184 000 hektare tokë, një siperfaqe sa dyfishi i Berlinit është shkatërruar.