Zjarret në Greqi rrezikojnë qytetin antik të Olipmit
26 Gusht 2007Reklamë
Zjarret e rënda që kanë përfshirë pyjet në Greqi po këcënrojnë tani edhe qytetin antik të Olipmit. Zjarrëfikësit njoftuan, se flakët i janë afruar vetëm pak km territorit historik në Perëndim të gadishullit të Peloponezit. Banorët e disa fshatrave janë larguar prej shtëpive duke u strehuar në vende më të sigurta. Si pasojë e zjareve që shpërthyen të premten, sipas të dhënave të autoriteteve kanë gjetur vdekjen 50 vetë. Mijëra forca të zjarrëfikësit dhe ushtarë janë duke luftuar me flakët. Në mbarë vendin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Gjermania ka premtuar ndihma.